25 febbraio 2009

Testimi i faqeve Web

Cdokush qe realizon aplikacione web, shpesh gjendet ne situatat ne te cilat ka nevoje te testoje faqet e realizuara per shfletues te ndryshem. Fakti qe shfletues te ndryshem interpretojne regullat "CSS" ne menyre te ndryshme ben te domosdoshem qe te kontrollojne punen nepermjet shfletuesve "Opera", "Firefox", "Safari", etj dhe sidomos nepermjet "IE" qe eshte me i perhapuri.

IETester eshte nje strument i dobishem per webmasterat, i thjeshte ne perdorim, qe ben te mundur shfletimin e faqeve te internetit me versione te ndryshme te Internet Explorer dhe verifikimin
e paraqitjes korrekte te faqeve per te gjitha versionet.

Vizito IETester

Nota:
Eshte ne gjendje te paraqesi Internet Explorer ne versionet 5.5, 6, 7 dhe 8 Beta 2.
Sistemi operativ i kerkuar per IETester: WinXP/Vista
Kerkesa minimale:Internet Explorer 7

24 febbraio 2009

Si te zbulosh fjalekalimin e kriptuar nepermjet MD5


Tashme eshte teper e thjeshte, mjafton qe te vizitosh faqen md5.rednoize.com
Fjalekalimet o fjalekycet e kriptuara nepermjet algoritmit MD5 jane me te perhapurat ne web. Gjejne perdorime ne Wordpres, ne phpBB dhe ne shume aplikacione te tjera.
Ju uroj qe ta perdorni per pune tedobishme.

Ajax - Javascript rizorsa

Veshtire te gjesh ne web ndonje zite te mirefillte qe nuk permban pjeseza javascript ne kodin e tije. Ketu do te gjeni nje liste te te gjitha faqeve ne rjet qe ofrojne scripte, teknika, artikuj dhe sekrete per kete gjuhe programimi.
http://ajax.solutoire.com/

23 febbraio 2009

Gjergj Kastrioti





Dy sfonde dedikuar heroit tone legjendar Gjergj Kastrioti Skenderbeu.
Jane ne formatin "png", widescreen e me permasa 1280 x 800.
Kush deshiron versionin pa linkun http://hialbania.blogspot.com mjafton te leri mje mesazh ketu.

22 febbraio 2009

Naim Frasheri

100 artikujt me te mire per photoshop te 2008


Per te apasionuarit e artit digjital, artikuj, udhezime dhe teknikat me te vleresuara ne 2008 per photoshop.

Logo instant

Krijimi i nje logu per Zitin tuaj nuk eshte nje pune e lehte. Shume webdesigner humbasin ore te tera dhe pa ndonje rezultat te kendshem. Vizitoni http://www.logoinstant.com/, do te gjeni formate te gateshme ne PSD dhe do tju mjaftoje pak fantazi e modifikime te vogla per te realizuar logun e faqeve tuaja.

14 febbraio 2009

Poni



Ne kete sfond jane dhe tekstet e kengeve: Si trendafil dhe Shpirti im

Paris Hilton ka blere diskun tim te fundit

Mos e merrni me gjithe mend. Muzika me pelqen por nuk eshte per mua. Eshte thjesht nje shaka e magjise se fotomontazhit realizuar me ndihmen e 
Shkoni dhe hidhini nje sy, do te ngeleni te mahnitur.
http://www.photofunia.com

08 febbraio 2009

Cilesia e sinjalit ADSL

Te gjithe perdoruesit e ADSL-it (Asymmetric Digital Subscriber Line) shpejt a vone (n.q.s nuk u ka ndodur) do te ndeshen me problemet e renies se sinjalit, shfletime e shkarkime teper te ngadalta dhe te mungeses totale te ADSL.


Ne te shumten e rasteve keto probleme provokohen nga: punimet e perkoheshme qe behen ne rjetin telefonik, cilesia e dobet e linjes suaj fizike, impianti juaj lokal, etj.


Nje menyre e shkelqyeshme per te kontrolluar cilesine e ADSL-it eshte analizimi i informacioneve qe ndodhen ne routerin (ose modem) tuaj.


Vlerat me interesante jane
  1. Atenuacioni (Line Attenuation)
  2. Toleranca e zhurmes (SNR Margin)
Zakonisht keto informacione gjenden ne nje faqe te tipit: Router status, DSL (o ADSL) status, Adsl Check up, stato del router, Stato della connessione, Statistiche della connessione, Diagnostica Adsl Status.

Atenuacioni (Line Attenuation) Tregon sasine e sinjalit te humbur per shkak te rezistences fizike te linjes telefonike.

Sa me e vogel te jete kjo madhesi aq me i fuqishem eshte signali ADSL. Stabilizimi i sinjalit nuk eshte i mundur nese kjo madhesi kalon vleren 65db! Duhet theksuar se distanca nga centrali telefonik ndikon shume ne rritjen e atenuacionit. Me rritjen e distances, rritet rezistenca e kabllit dhe si rrjedhim rritet dhe atenuacioni. Distanca maksimale qe ADSL mund shkoje eshte 5488m (5.5km). Ne kushtet optimale te linjes telefonike per c'do Km atenuazioni rritet me 11.81db.



Vlerat e atenuacionit


ADSL1:
  • me pak se 20dB: E shkelqyeshme.
  • nga 20dB ne 30dB: Persosur.
  • nga 30dB ne 40dB: Shume e mire.
  • nga 40dB ne 60dB: E mire.
  • nga 60dB ne 65dB: E dobet.
  • superior nga 65db: Lamtumire.


ADSL2 / ADSL2+:
  • me pak se 10dB: E shkelqyeshme.
  • nga 10dB ne 20dB: Persosur.
  • nga 20dB ne 30dB: Shume e mire.
  • nga 30dB ne 40dB: E mire.
  • nga 40dB ne 65dB: E dobet.
  • superior nga 55db: Lamtumire.

Toleranca e zhurmes (SNR Margin, Signal to Noise, DS Margin) eshte raporti sinjali/ (interferencat e huaja) qe tregon sasine e sinjalit te dobishem te krahasuar me zhurmat e huaja.

Vlerat e SNR
ADSL1:

  • me pak se 5dB: E dobet, renie te shpeshta te sinkronizimit te sinjalit

  • nga 8dB ne 13dB: E mire.

  • nga 14 dB ne 22dB: Shume e mire.

  • nga 23dB ne 28dB: Persosur.

  • nga 29dB ne 35dB: E shkelqyeshme.
ADSL2 / ADSL2+:

  • me pak se 4dB: E dobet, renie te shpeshta te sinkronizimit te sinjalit

  • nga 5dB ne 7dB: E mire.

  • nga 8 dB ne 11dB: Shume e mire

  • nga 12dB ne 14dB: Persosur.

  • nga 15dB ne 20dB: E shkelqyeshme.
Nese SNR e routerit tuaj eshte teper e vogel gjeja e pare qe duhet te beni eshte verifikimi i impiantit tuaj telefonik. Hiqni te gjitha aparatet telefonike dhe filtrat ADSL nga prezat, vendosni routerin ne prezen e pare te impiantit pa perdorur shtojsa. Kontrolloni vlerat e SNR dhe te atenuacionit, nese jane permiresuar verifikoni aparatet telefonike dhe filtrat ADSL. Ne rast te kundert kerkoni nderhyrje teknike nga asistenca e sherbimit telefonik.

Poni



Dhurat per kompiuterat e fansave te Ponit.