10 aprile 2011

Naim Frasheri


Tekniku i internetit digjet në shtyllë

TIRANË - Tekniku i një kompanie të telekomunikacionit, pasi ra në kontakt me rrymën elektrike, teksa po kryente instalimin e një linje interneti në territorin e komunës së Farkës, pranë rezidencës së banimit të njohur me emrin "Kodra e Diellit". Ngjarja ndodhi në 07/04/2011 ne mesditë dhe viktima është Eltion Zeneli, 24 vjeç.


Policia u njoftua fillimisht se një elektricist ishte aksidentuar dhe ishte në gjendje të rëndë shëndetësore dhe në rrezik për jetën. Policia mbërriti në vendin e ngjarjes, ndërsa i plagosuri u dërgua për mjekim fillimisht në Spitalin Ushtarak e më pas në Spitalin Civil nr. 2, për shkak se kishte marrë djegie të rënda nga rryma elektrike.


Sipas burimeve të policisë, ngjarja ndodhi në kohën kur tekniku Zeneli ishte në shtyllë dhe kishte prekur me dorë një tel, në të cilin kishte menduar se ishte e ndonjë linje telefoni apo interneti dhe jo kabull elektrik. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen aksidentit, ndërsa i plagosur tashmë është jashtë rrezikut në spital nën kontrollin e mjekëve.

Burimi: shekulli.com.al