09 aprile 2009

Teknologjia ADSL

Teknologjia ADSL (Asymetric Digital Subscriber Line) konsiston ne shfrytezimin e linjave tradicionale telefonike. Standartet e fundit bejne te mundur nje lidhje shume te shpejte ne internet dhe perdorimin
e sherbimeve te reja te bazuara ne banden e gjere, si p.sh: video entertainment, telecommuting, voip e videokonferencat.

ADSL – Eshte nje nga kater teknologjite e DSL i cili banden me te gjere e ka ne fazen e “shkarkimit (drejt utentit, downstream) dhe jo ne ate te “karikimit(nga utenti, upstream). Gjate “Shkarkimit” te dhenat udhetojne nga 1.5 deri ne 9 Mbps, ndersa ne fazen e kundert nga 16 deri ne 640Kbps.
Adsl mbulon distancat deri ne 5488m nga centrali telefonik.

Rrjeti i telekomunikacionit ekzistues eshte studiuar per transportin e signjalit (ose tonit) te telefonise analogjike.
Gjate viteve te fundit u konkretizua mundesia e ofrimit te sherbimeve te “shpejtesise se larte” duke shfrytezuar te njejtin rrjet telefonik. Tekonologjia DSL (Digital Subscriber Line) qe lindi nga ky objektiv, beri te mundur ofrimin ne menyre efikace te sherbimeve te evoluara nepermjet te cilave utentet japin nje kontribut jashtzakonisht te madh ne pasurimin e rrjetit informativ.

Karakteristikat me kryesore te bandes se gjere te realizuar nepermjet sistemit ADSL do te perkufizohen:

  1. Mundesia e shfrytezimit te nje cifti kanalesh (kabell me dy fije me sakte, ose vetem nje utence) nga centrali telefonik deri tek utenti.
  2. Mundesia e shfrytezimit te te njejtit rjet telefonik
  3. Mundesia e shfrytezimit te bandes ne menyre josimetrike (Duke lene “hapesire” me te madhe per downstream)
  4. Mundesia e garantimit te nje lidhjeje te shpejte per utentet nga centrali, pa patur nevoje per riprodhimin e sinjalit
  5. ADSL transporton koneksionet ATM (Asyncronous Transfer Mode) Utente-Centrale
  6. Mundesia per te qene “always-on” d.m.th gjithmon aktiv pa nevojen e nje komponimi te ri per te ristabilizuar nderlidhjen.

Ju kujtoj ne fund qe ADSL nuk eshte nje sherbim por nje menyre e avancuar per tu nderlidhur ne rjet duke shfrytezuar struturen fizike te nje linje normale telefonike.

Nessun commento:

Posta un commento