18 aprile 2009

Programe per Streaming

Per transmensionet ne streaming qe kerkojne programe te posacme:

14 aprile 2009

Filtri ADSL



Lidhja gabimisht e filtrit ose mos perdorimi i tij provokon:
  • Zhurem le linjen telefonike
  • Renie te sinjalit ADSL dhe te koneksionit internet
  • Lundrime te ngadalta ne internet
  • Prestacione te dobeta te sherbimit ADSL
Nje filter ADSL difektoze mund te provokoje:
  • Zhurem le linjen telefonike
  • Renie te sinjalit ADSL dhe te koneksionit internet
  • Lundrime te ngadalta ne internet
  • Prestacione te dobeta te sherbimit ADSL
  • Bllokim te sinjalit telefonik
  • Bllokim te sinjalit ADSL
Nese ne spinen telefonike ku nderlidhet modemi, n.q.s nuk perdoret asnje telefon nuk eshte e nevojshme te vendoset filtri ADSL.

13 aprile 2009

Wordle - Fjale te rastit

Kjo foto grafi eshte realizuar ne faqet e http://www.wordle.net/.
Wordle eshte nje tool online per realizimin e imazheve me fjale te vendosura dhe te ngjyrosura ne menyre te rastesishme.
Ne kete imazh kam perdorur fjalet e nje kenge shqiptare

09 aprile 2009

Prestacionet e ADSL-it

Prestacionet dhe sidomos shpejtesia e ADSL-it varet nga faktore te ndryshem qe lidhen me teknologjite e transmetimit te internetit dhe te ADSL-it dhe mekushtet e rrjetit per transmetimin e te dhenave.

Keto madhesi percaktojne ndryshimet ndermjet:

  • Shpejtesise maksimale te linjes se ADSL-it, i konfiguruar nga ISP (Internet Service Provider) ne sistemet e saja ne baze te kontrates se abonimit.
  • Shpejtesise efektive qe shfrytezohet realisht nga i abonuari.


STRUKTURA E JASHTEME

Distanca shtepi-centrali
Distanca nga shtepia (ose zyra) e klientit dhe centrali telefonik eshte ne perpjestim te zhdrejte me shpejtesine efektive qe mund arije ADSL-i. Sa me e madhe te jete largesia e linjes telefonike aq me shume sinjali dobesohet (atenuacioni rritet). Kjo dukuri kushtezon shpejtesine reale dhe stabilitetin e sinjalit ADSL.
Grafiku i meposhtem tregon vlerat e tipeve te ADSL ne baze te distances. Per distanca te barabarta ADSL2+ garanton shpejtesi superiore nga ADSL.





Cilesia e ciftit telefonik
Shpesh here, meqe telefoni funksionon mire jemi te bindur qe linja nga centrali ne shtepi eshte ne gjendje te mire. Ne te vertete edhe pse duket ne kushte te mira ne shume raste nuk te ploteson kerkesat e standarteve te tekonologjise se ASDL-it. Faktoret, qe ndikojne ne cilesine e ciftit telefonik, mund te jene nga me te ndryshem : kontaktet me ciftet e tjera, nyje te zbuluara ne kontakt me lageshtiren ose me “TOKEN”, interferencat, diafonia, prania e cabllove te tensionit te larte etj.

Karakteristikat e rrjetit dhe Overhead
Informacionet dixhitale udhetojne ne rrjetin e internetit te ndara ne paketa. Per tu bere i mundur transportimi, keto paketa duhet te shoqerohen nga nje seri informacionesh shtese qe permbajne karakteristika te ndryshme dhe adresen e destinacionit te tyre. Keto informacione shtese, praktikisht Overhead, “konsumojne” banden duke ulur vleren e shpejtesise efektive. Protokolli i rrjetit TCP/IP ka dhe nje karakteristike qe kufizon shpejtesine edhe se ne menyre teper te vogel: Humbjen e paketave.

Konxhestioni i rrjetit
Qellon qe ne ore te caktuara, shume utent perdorin internetin ne te njejtin moment. Kjo dukuri, qe i detyron qe te ndajne ndermjet tyre rizorsat e rrjetit te rajonit ku banojne (linjat dhe aparaturat e transmetimit) , ndikon ne uljen e shpejtesise reale te ADSL-it.

Mbingarkesa e serverave
Te gjitha informacionet e internetit permbahen neper servera, qe jane kompiuter me fuqi dhe kapacitet te madh. Duke shkarkuar file nga zite te ndryshme vihet re se disa jane me te shpejte se te tjeret, ose disa jane teper te ngadalte. Kjo tregon se shpejtesia efektive e ADSL-it varet edhe nga “fuqia” e serverave dhe nga kapaciteti i bandes se tyre.

STRUKTURA LOKALE

Impianti telefonik i shtepise
Mund te provokoje humbe te ndjeshme te cilesiste se sinjalit ADSL. Mjafton vetem nje prese, nje filter ose nje aparat telefonik difektoz qe ADSL-i te humbase stabilitetin ose te behet teper i ngadalshem. Edhe ne rastet kur fijet telefonike bashkengjiten me ato te rymes elektrike, kur impianti ka shume derivate, prania e nyjeve te ndryshme apo perdorimi i tepert i shtojcave, sinjali i ADSL-it humbet ndjeshem fuqine e tije.

Konfigurimi i PC
Perdorimi i tepert i PC-se, instalimi dhe dizinstalimi i programeve apo te lojrave ose stabiliteti i dobet i sistemit operativ mund te provokojne vonesa ne internet, keqfunksionim dhe ngadalesi te shfletuesit.

Programet, virus, spyware
Shume programe te instaluara ne PC lidhen ne internet per tu regjistruar ne faqet e prodhuesit, per te kerkuar rifreskime te versionit apo te arkivave te ndryshem ose per nje funksion te percaktuar. Shpesh here veprojne pa vene ne dijeni duke shfrytezuar pjese te bandes se ADSL.it dhe qe provokojne ngadalsi ne shpejtesine e shfletimit te faqeve WEB. Ne PC mund te gjenden dhe virus apo spyware qe ngadalsojne ne menyre maksimale shpejtesine e adsl-it apo ne bllokimin komplet te tije.

Standarti ADSL2+

ADSL2 dhe ADSL2+ (o plus) jane standartet e reja te aprovuara ne 2002 dhe 2003 nga ITU (International Telecommunication Union) per te permiresuar performancat e teknologjise se ADSL-it dhe per te suportuar aplikacionet e reja.
ADSL2+ shton ne menyre te ndjeshem shpejtesine deri ne 24 Megabit ne sekond ne downstream (shkarkim) dhe deri ne 3 Megabit ne upstream (karikim) ne te njejten linje telefonike, fale dyfishimit te bandes nga 1.100 ne 2.200 KHz.

Vantazhet
ADSL2+ mban vantazhet e ‘ADSL normal dhe:

  • rrit fortesisht shpejtesine efektive
  • rrit shpejtesine maksimale ne baze te largesise se linjes telefonike
  • permireson stabilitetin dhe cilesine e sherbimit
  • jep mundesine e shfrytezimit te sherbimeve te reja si p.sh. IPTV: televizioni nepermjet linjes ADSL.

Teknologjia ADSL

Teknologjia ADSL (Asymetric Digital Subscriber Line) konsiston ne shfrytezimin e linjave tradicionale telefonike. Standartet e fundit bejne te mundur nje lidhje shume te shpejte ne internet dhe perdorimin
e sherbimeve te reja te bazuara ne banden e gjere, si p.sh: video entertainment, telecommuting, voip e videokonferencat.

ADSL – Eshte nje nga kater teknologjite e DSL i cili banden me te gjere e ka ne fazen e “shkarkimit (drejt utentit, downstream) dhe jo ne ate te “karikimit(nga utenti, upstream). Gjate “Shkarkimit” te dhenat udhetojne nga 1.5 deri ne 9 Mbps, ndersa ne fazen e kundert nga 16 deri ne 640Kbps.
Adsl mbulon distancat deri ne 5488m nga centrali telefonik.

Rrjeti i telekomunikacionit ekzistues eshte studiuar per transportin e signjalit (ose tonit) te telefonise analogjike.
Gjate viteve te fundit u konkretizua mundesia e ofrimit te sherbimeve te “shpejtesise se larte” duke shfrytezuar te njejtin rrjet telefonik. Tekonologjia DSL (Digital Subscriber Line) qe lindi nga ky objektiv, beri te mundur ofrimin ne menyre efikace te sherbimeve te evoluara nepermjet te cilave utentet japin nje kontribut jashtzakonisht te madh ne pasurimin e rrjetit informativ.

Karakteristikat me kryesore te bandes se gjere te realizuar nepermjet sistemit ADSL do te perkufizohen:

  1. Mundesia e shfrytezimit te nje cifti kanalesh (kabell me dy fije me sakte, ose vetem nje utence) nga centrali telefonik deri tek utenti.
  2. Mundesia e shfrytezimit te te njejtit rjet telefonik
  3. Mundesia e shfrytezimit te bandes ne menyre josimetrike (Duke lene “hapesire” me te madhe per downstream)
  4. Mundesia e garantimit te nje lidhjeje te shpejte per utentet nga centrali, pa patur nevoje per riprodhimin e sinjalit
  5. ADSL transporton koneksionet ATM (Asyncronous Transfer Mode) Utente-Centrale
  6. Mundesia per te qene “always-on” d.m.th gjithmon aktiv pa nevojen e nje komponimi te ri per te ristabilizuar nderlidhjen.

Ju kujtoj ne fund qe ADSL nuk eshte nje sherbim por nje menyre e avancuar per tu nderlidhur ne rjet duke shfrytezuar struturen fizike te nje linje normale telefonike.