08 febbraio 2009

Cilesia e sinjalit ADSL

Te gjithe perdoruesit e ADSL-it (Asymmetric Digital Subscriber Line) shpejt a vone (n.q.s nuk u ka ndodur) do te ndeshen me problemet e renies se sinjalit, shfletime e shkarkime teper te ngadalta dhe te mungeses totale te ADSL.


Ne te shumten e rasteve keto probleme provokohen nga: punimet e perkoheshme qe behen ne rjetin telefonik, cilesia e dobet e linjes suaj fizike, impianti juaj lokal, etj.


Nje menyre e shkelqyeshme per te kontrolluar cilesine e ADSL-it eshte analizimi i informacioneve qe ndodhen ne routerin (ose modem) tuaj.


Vlerat me interesante jane
  1. Atenuacioni (Line Attenuation)
  2. Toleranca e zhurmes (SNR Margin)
Zakonisht keto informacione gjenden ne nje faqe te tipit: Router status, DSL (o ADSL) status, Adsl Check up, stato del router, Stato della connessione, Statistiche della connessione, Diagnostica Adsl Status.

Atenuacioni (Line Attenuation) Tregon sasine e sinjalit te humbur per shkak te rezistences fizike te linjes telefonike.

Sa me e vogel te jete kjo madhesi aq me i fuqishem eshte signali ADSL. Stabilizimi i sinjalit nuk eshte i mundur nese kjo madhesi kalon vleren 65db! Duhet theksuar se distanca nga centrali telefonik ndikon shume ne rritjen e atenuacionit. Me rritjen e distances, rritet rezistenca e kabllit dhe si rrjedhim rritet dhe atenuacioni. Distanca maksimale qe ADSL mund shkoje eshte 5488m (5.5km). Ne kushtet optimale te linjes telefonike per c'do Km atenuazioni rritet me 11.81db.



Vlerat e atenuacionit


ADSL1:
  • me pak se 20dB: E shkelqyeshme.
  • nga 20dB ne 30dB: Persosur.
  • nga 30dB ne 40dB: Shume e mire.
  • nga 40dB ne 60dB: E mire.
  • nga 60dB ne 65dB: E dobet.
  • superior nga 65db: Lamtumire.


ADSL2 / ADSL2+:
  • me pak se 10dB: E shkelqyeshme.
  • nga 10dB ne 20dB: Persosur.
  • nga 20dB ne 30dB: Shume e mire.
  • nga 30dB ne 40dB: E mire.
  • nga 40dB ne 65dB: E dobet.
  • superior nga 55db: Lamtumire.

Toleranca e zhurmes (SNR Margin, Signal to Noise, DS Margin) eshte raporti sinjali/ (interferencat e huaja) qe tregon sasine e sinjalit te dobishem te krahasuar me zhurmat e huaja.

Vlerat e SNR
ADSL1:

  • me pak se 5dB: E dobet, renie te shpeshta te sinkronizimit te sinjalit

  • nga 8dB ne 13dB: E mire.

  • nga 14 dB ne 22dB: Shume e mire.

  • nga 23dB ne 28dB: Persosur.

  • nga 29dB ne 35dB: E shkelqyeshme.
ADSL2 / ADSL2+:

  • me pak se 4dB: E dobet, renie te shpeshta te sinkronizimit te sinjalit

  • nga 5dB ne 7dB: E mire.

  • nga 8 dB ne 11dB: Shume e mire

  • nga 12dB ne 14dB: Persosur.

  • nga 15dB ne 20dB: E shkelqyeshme.
Nese SNR e routerit tuaj eshte teper e vogel gjeja e pare qe duhet te beni eshte verifikimi i impiantit tuaj telefonik. Hiqni te gjitha aparatet telefonike dhe filtrat ADSL nga prezat, vendosni routerin ne prezen e pare te impiantit pa perdorur shtojsa. Kontrolloni vlerat e SNR dhe te atenuacionit, nese jane permiresuar verifikoni aparatet telefonike dhe filtrat ADSL. Ne rast te kundert kerkoni nderhyrje teknike nga asistenca e sherbimit telefonik.

Nessun commento:

Posta un commento