09 aprile 2009

Prestacionet e ADSL-it

Prestacionet dhe sidomos shpejtesia e ADSL-it varet nga faktore te ndryshem qe lidhen me teknologjite e transmetimit te internetit dhe te ADSL-it dhe mekushtet e rrjetit per transmetimin e te dhenave.

Keto madhesi percaktojne ndryshimet ndermjet:

  • Shpejtesise maksimale te linjes se ADSL-it, i konfiguruar nga ISP (Internet Service Provider) ne sistemet e saja ne baze te kontrates se abonimit.
  • Shpejtesise efektive qe shfrytezohet realisht nga i abonuari.


STRUKTURA E JASHTEME

Distanca shtepi-centrali
Distanca nga shtepia (ose zyra) e klientit dhe centrali telefonik eshte ne perpjestim te zhdrejte me shpejtesine efektive qe mund arije ADSL-i. Sa me e madhe te jete largesia e linjes telefonike aq me shume sinjali dobesohet (atenuacioni rritet). Kjo dukuri kushtezon shpejtesine reale dhe stabilitetin e sinjalit ADSL.
Grafiku i meposhtem tregon vlerat e tipeve te ADSL ne baze te distances. Per distanca te barabarta ADSL2+ garanton shpejtesi superiore nga ADSL.





Cilesia e ciftit telefonik
Shpesh here, meqe telefoni funksionon mire jemi te bindur qe linja nga centrali ne shtepi eshte ne gjendje te mire. Ne te vertete edhe pse duket ne kushte te mira ne shume raste nuk te ploteson kerkesat e standarteve te tekonologjise se ASDL-it. Faktoret, qe ndikojne ne cilesine e ciftit telefonik, mund te jene nga me te ndryshem : kontaktet me ciftet e tjera, nyje te zbuluara ne kontakt me lageshtiren ose me “TOKEN”, interferencat, diafonia, prania e cabllove te tensionit te larte etj.

Karakteristikat e rrjetit dhe Overhead
Informacionet dixhitale udhetojne ne rrjetin e internetit te ndara ne paketa. Per tu bere i mundur transportimi, keto paketa duhet te shoqerohen nga nje seri informacionesh shtese qe permbajne karakteristika te ndryshme dhe adresen e destinacionit te tyre. Keto informacione shtese, praktikisht Overhead, “konsumojne” banden duke ulur vleren e shpejtesise efektive. Protokolli i rrjetit TCP/IP ka dhe nje karakteristike qe kufizon shpejtesine edhe se ne menyre teper te vogel: Humbjen e paketave.

Konxhestioni i rrjetit
Qellon qe ne ore te caktuara, shume utent perdorin internetin ne te njejtin moment. Kjo dukuri, qe i detyron qe te ndajne ndermjet tyre rizorsat e rrjetit te rajonit ku banojne (linjat dhe aparaturat e transmetimit) , ndikon ne uljen e shpejtesise reale te ADSL-it.

Mbingarkesa e serverave
Te gjitha informacionet e internetit permbahen neper servera, qe jane kompiuter me fuqi dhe kapacitet te madh. Duke shkarkuar file nga zite te ndryshme vihet re se disa jane me te shpejte se te tjeret, ose disa jane teper te ngadalte. Kjo tregon se shpejtesia efektive e ADSL-it varet edhe nga “fuqia” e serverave dhe nga kapaciteti i bandes se tyre.

STRUKTURA LOKALE

Impianti telefonik i shtepise
Mund te provokoje humbe te ndjeshme te cilesiste se sinjalit ADSL. Mjafton vetem nje prese, nje filter ose nje aparat telefonik difektoz qe ADSL-i te humbase stabilitetin ose te behet teper i ngadalshem. Edhe ne rastet kur fijet telefonike bashkengjiten me ato te rymes elektrike, kur impianti ka shume derivate, prania e nyjeve te ndryshme apo perdorimi i tepert i shtojcave, sinjali i ADSL-it humbet ndjeshem fuqine e tije.

Konfigurimi i PC
Perdorimi i tepert i PC-se, instalimi dhe dizinstalimi i programeve apo te lojrave ose stabiliteti i dobet i sistemit operativ mund te provokojne vonesa ne internet, keqfunksionim dhe ngadalesi te shfletuesit.

Programet, virus, spyware
Shume programe te instaluara ne PC lidhen ne internet per tu regjistruar ne faqet e prodhuesit, per te kerkuar rifreskime te versionit apo te arkivave te ndryshem ose per nje funksion te percaktuar. Shpesh here veprojne pa vene ne dijeni duke shfrytezuar pjese te bandes se ADSL.it dhe qe provokojne ngadalsi ne shpejtesine e shfletimit te faqeve WEB. Ne PC mund te gjenden dhe virus apo spyware qe ngadalsojne ne menyre maksimale shpejtesine e adsl-it apo ne bllokimin komplet te tije.

Nessun commento:

Posta un commento